Shërbimet
Cilësia para Sasisë
Shërbimet Tona Fizioterapike
Njeriu e kalon gjysmën e parë të jetës së tij duke dëmtuar shëndetin e tij, dhe gjysmën e dytë duke u shëruar !!!
Kiropraktika ose Terapia Manipulative Spinale (SMT)
Kiropraktika ose Terapia Manipulative Spinale (SMT), përfshin pozicionimin specifik të trupit të pacientit dhe një lëvizje specifike nga praktikuesi. Qëllimi i kësaj procedure është të përmirësojë lëvizjen e shtyllës kurrizore dhe nyjeve të tjera periferike të trupit. Kiropraktika trajton problemet e kockave, muskujve dhe nyjeve. Konkretisht trajton dhimbjen e shpinës, qafës, kokës dhe pjesëve periferike të trupit.
TECAR TERAPIA
Ofron efektivitet të lartë në përmirësimin e performancës së fizioterapisë.
Vepron në qarkullimin e gjakut dhe limfës; duke ndikuar në metabolizmin e indeve.
Përshpejton kapacitetin e rigjenerimit të trupit tuaj.
Aktivizon proceset natyrore anti-inflamatore dhe rigjeneruese.
Terapia Manuale
Është trajtim që realizohet nëpërmjet disa manovrave dhe teknikave me qëllime terapeutike apo parandaluese, të cilat aplikohen manualisht mbi indet muskulare, kockore, lidhore dhe nervore për të arritur në mënyrë direkte ose reflekse ndërveprime fiziologjike që ekuilibrojnë çrregullimet organike.
Aplikohen metoda të ndryshme trajtimi si: Mèzierés,Kabat,Bobath, Mackenzie, etj.
Elektroterapia
Elektroterapia është metodë fizioterapeutike tek e cila përdoret energjia elektrike si një formë e trajtimit te demtimeve të indeve të buta.
Elektroterapia është përdorur dhe vazhdon te perdoret në mbarë botën si një formë e trajtimit të lëndimeve të indeve të buta të tilla si lëndimet e ligamenteve, muskujve, tendineve etj. Ekzistojnë prova të shumta klinike që perdorimi i elektroterapisë të jetë treguar mjaftë efektive në trajtimin e këtyre problemeve duke dhënë rezultate të mira në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me këto probleme.
Terapia Ushtrimore
Terapia Ushtrimore në fizioterapi ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e rehabilitimit dhe rekuperimit të shumë dëmtimeve dhe gjendjeve kronike: Rikuperim i lëvizshmërisë dhe funksionalitetit, Rritje e forcës dhe rezistencës , Përmirësim i ekuilibrit dhe koordinimit, Menaxhim dhe reduktim i dhimbje, Korrigjim i posturës, Rehabilitim dhe parandalim i dëmtimeve sportive, Përmirësim i shëndetit kardiovaskular, Rritje e autonomisë së pacientit gjatë aktiviteteve ditore.
Terapia me Ultratinguj
Terapia me ultratinguj mund të përdoret si për probleme kronike ashtu edhe për ato akute dhe sugjerohet për të reduktuar kohën e shërimit për disa dëmtime në indet e buta.
Zakonisht përdoret për rehabilitimin e muskujve, dëmtimin e tendinëve dhe ligamenteve, hematoma dhe edema. Valët e tingujve me frekuencë të lartë përqendrohen përreth zonës së dëmtimit duke lëvizur lehtë kokën e pajisjes së ultratingujve mbi zonën e dëmtuar.
Postimet e Zgjedhura
Informohuni me të rejat e fundit në fushën e shëndetit dhe ndiqni këshillat tona për një shëndet sa më të mirë.
Imazheria në fizioterapi Newsletter Imazheria në fizioterapi Çfare duhet të bëjmë? Në rastin e një dëmtimi në aparatin muskolo-skeletor, hapi i parë që bëhet është saktësimi i...
Magneto Terapia Kuptimi i Magnetoterapisë: Përfitimet, Aplikimet dhe Masat e Sigurisë Hyrje në Magneto terapi Magnetoterapia, e njohur gjithashtu si terapia e fushës...
Disa këshilla për të nxehtin Newsletter Si të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës Së bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga i nxehti. Për të...
Kam provuar disa fizioterapist dhe mund te them me bindje se Arjol Memlikaj vertet ben diferencen me profesionalizmin e tij. Ai ka trajtuar tim shoq qe pesoj nje ishemi...
Tecar Terapia: Përfitimet dhe Aplikimet në Klinikën e Fizioterapisë në Fier Hyrje në Tecar Terapinë Tecar Terapia është një metodë fizioterapie e cila përdor energjinë...
Achedaway Scraper është pajisja e duhur që shërben për relaksimin e shpejtë dhe të thellë të muskujve, duke ulur dhimbjet muskulare dhe lehtësimin e dhimbjeve. Nga shenjat e...
Rehabilitimi Fizioterapeutik i Zemrës. Newsletter Sëmundjet Kryesore të Zemrës. Sëmundjet Kryesore të Zemrës.- Kardiopatia Ishemike- Angina Pektoris- Infrakti miokardit-...
Çfarë është Artriti Reumatoid? Newsletter Çfarë është Artriti Reumatoid? Është sëmundje inflamatore kronike me natyrë autoimune që prek kryesisht artikulacionet e vogla, si psh;...
Skleroza Multiple Newsletter Çfarë Është Skleroza Multiple Dhe Si Trajtohet ? Skleroza multiple është një patologji e sistemit nervor qëndror për të cilen shkaqet janë të...