Rehabilitimi Fizioterapeutik i Zemrës.
Sëmundjet Kryesore të Zemrës.
- Sëmundjet Kryesore të Zemrës.
– Kardiopatia Ishemike
– Angina Pektoris
– Infrakti miokardit
– Hipertensioni arterioz
– Valvulopatia
– Ndryshimi i ritmit kardiak
– Insufiçenca Arteriale Periferike
– Insufiçenca Venoze Periferike
– Trombozat Venoze ( embolia pulmonare)
– Embolia Arteriale
Roli i Fizioterapistit në Rehabilitimin Kardiologjik.
1 Parandalimi deri në /ose rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare.
2 Rehabilitimi tek pacientët e prekur nga Kardiopatia Ishemike ( Post-infrakt të miokardit / Post-bypass aortokoronare), Pacientët me ndërhyrje kirurgjikale në valvola, Pacientët me dëmtim kardiak.
Ndiqet me:
Fiziokinezioterapi Respiratore.
– Në fazën fillestare intensive rehabilitimi përbëhet nga Mobilizim i hershëm pasiv dhe më vonë aktiv deri në rimarjen gradualisht të aktivitetit fizik të përditshmen.
– Qëllimi i Fiziokinezioterapisë Respiratore ka të bëjë me parandalimin e komplikimeve të mundshme respiratore.
– Hyjnë në funksion Ushtrimet e:
1. Frymëmarrjes torakale dhe diafragmatike.
2.Shtensionimit të rrugëve ajrore.
3.Relaksimit për të eleminuar tensionin e muskujve ndihmës respiratorë.
Ushtrimet fizike :
Metodologjia që ndiqet.
– Zhvillohen gradualisht dhe në varësi të kondicionit klinik të pacientit. – Rritje e ngadaltë e monitoruar ( për pc me rrezik të lartë, duke matur të rrahurat e zemrës dhe presionin arterial).
Objektivat e programit të ushtrimeve fizike.
1. Eleminimi i efekteve negative të dekondicionimit fizik.
2.Parandalimin e aftësinë e kufizuar të parakohshme dhe përmirësimin funksional.
3.Favorizimin e rifillimit të punës dhe aktiviteteve të tjera.
4.Përmirësimi i cilësisë së jetës së pac.
5.Rritja e kapacitetit të sistemit kardiovaskular.
Përmirëson :
1.Forcën muskulare.
2.Fleksibilitetin ose lëvizshmërinë artikulare.
3.Mbajtjen e zhdërvjellësisë dhe reduktimin e kostos së energjisë.
– Frymëmarrja diafragmatike është thelbësore për të lejuar rritjen e volumit torakal me konsumin sa më të ulët e mundur të energjisë.
Pacientët kardiopatik
Shpesh i paraqitet një bllok inspirator, me pasoja për pjesën torakale ku si rezultat do ti sjelli një frymëmarrje jo korrekte ose një frymëmarrje që ngarkon muskujt ndihmës të frymëmarrjes me një frymëmarrje të shpeshtë dhe sipërfaqësore. Ndjenja e vështirësisë në frymëmarrje, provokon një gjendje ankthi që shkakton një rritje të frekuences Respiratore dhe kështu rekruton në mekanikën respiratore, muskujt ndihmës të frymëmarrjes.
Metodika e gjimnastikës Respiratore.
-Pacienti instruktohet mbi fazat dhe kohën e gjimnastikës respiratore normale dhe arrin të kuptojë kordinimin motorrik normal.
Fizioterapisti korrigjon lëvizjet e gabuara dhe kontraktimet muskulare të dhimbshme ose posturën e pacientit.
Pacientit i mësohet respirimi me buzë të shtrënguara, që konsiston në espirim duke shtrënguar buzët dhe kontrolluar shpejtësinë e nxjerrjes së ajrit në mënyrë më të ngadaltë duke shtrënguar buzët sesa ventilimi i pacientit nga gjendja normale.
Me gjimnastikën respiratore evidentohet dhe rregullohen koha e inspirimit, pauzat gjatë inspirimit, koha e espirimit, pauzat e espirimit. Nëpërmjet mësimit të ushtrimeve dhe skemave zvogëlohet moskoordinimi dhe mos bashkëpunimi i muskujve respiratorë.
Aspekti klinik më i rëndësishëm tek sëmundjet kardiopatike është reduktimi i kapacitetit të punës, që shoqërohet me lodhje dhe dispnea që influencojnë negativisht cilësinë e jetës së pacientëve.
Pacientët ndahen Klinikisht Stabilë dhe jo Stabilë.
Fizioterapisti
– Duhet të verifikoj stabilitetin klinik të pac dhe të masi presionin arterial dhe frekuencën kardiake.
– Duhet të instruktojë pac për bërjen e testit 6 minutësh.
– Duhet të numërojë sa herë që e përshkruan korridorin pac, pushimet që mund të bëjë gjatë 6 minutave.
– Në fund të testit duhet të uli pac në një karrige dhe të bëjë vlerësimin e lodhjes sipas Shkallës Borg.
Baza e programit rehabilitues.
– Nuk ekziston një formulë që mund ti përshtatet cdo pacienti. Cdo pacient ka kondicionin e tij fizik dhe pasojat specifike të sëmundjes.
– Një program duhet të jetë i planifikuar në bazë të: një vlerësimi funksional Kardiovaskular ( anamneza, testet klinike, vlerësimi i frekuencës kardiake maksimale, testi egometrik ).
– Vlerësimi i patologjive të mundshme muskulo-skeletike.
Programet Ushtrimore që ndiqen në Rehabilitim.
– Bicikleta: Pacienti nën monitorim ECG telemetrik. Kontrollohen vlerat e presionit arterial. Ngarkesa fillestare do të jetë me një shpejtësi 2 deri ne 3 km/orë për një kohë 30 min javën e parë që do të vijojë deri në 60 min në varësi të gjendjes së pacientit.
– Mobilizime aktive të asociuara me: Ushtrime për përmirësimin e trofizmit muskular, ushtrime të respirimit torakal dhe diafragmatik, ushtrime posturale, ecje në dhomë, ecje me ndihmë në korridor.
– Ushtrimet fizike ose Training.